×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2023 ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ky Ligj është në fazën e implementimit.

    Vitia ka theksuar se deri më 16 maj do të bëhen paraqitjet e të gjitha çmimeve ashtu siç e parasheh Ligji dhe se janë formuar dy mekanizma të filtrit që mos të abuzohet me çmimin.

    “Vitin e kaluar në parlamentin e Republikës së Kosovës ka kaluar Ligji për nivelizimin e çmimit të barnave. Ky Ligj është në fazën e implementimit. Deri më datën 16 maj do të bëhen paraqitjet e të gjitha çmimeve ashtu siç e parasheh ligji por në këtë drejtim, kemi formuar dy mekanizma të filtrit që mos të abuzohet me çmimin. Përveç çmimeve që vijnë nga prodhuesi i kemi edhe çmimet referente nga rajoni dhe me implementimin e këtij ligji që do të ndodh gjatë këtij viti jo vetëm farmacistët që do të jenë të lumtur në këtë drejtim por të gjithë qytetarët e Republikës do të jenë zakonisht të lumtur sepse do ti themi njëherë e mirë stop por në mënyrë ligjore abuzimeve që kanë ndodhur me çmimet e barnave”, ka thënë ministri Vitia.

    Ministri Vitia ka thënë se ka pasur raste kur një medikament në vendet tjera ka pasur një shumë të caktuar e te ne është shitur me dyfishin ose trefishin e çmimit e ku shpesh herë, sipas tij, pa të drejtë janë akuzuar farmacistët.

    “Ka ndodh një bari që ka kushtuar në vendet e tjera me një shumë të caktuar të ne është shitur me dyfishin ose trefishin ku shpesh herë pa të drejtë janë akuzuar farmacistët për këtë fenomen dhe prandaj në koordinim edhe me ta, në koordinim me gjithë faktorët tjerë është ka bëhet dhe është në fazat finale paraqitja e këtyre çmimeve për tu implementuar. Ky Ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka thënë Vitia.

    Ministri i Shëndetësisë ka thënë se grupet punuese janë duke punuar me intensitet të plotë në këtë drejtim dhe se presin që diku pas gjysmës së dytë të këtij viti të fillojë edhe me implementimi.

    “Kemi pasur disa vonesa sa i përket komisionit dhe disa procedurave administrative që kanë zgjatur pak muaj dhe tani me intensitet të plotë grupet punuese janë duke punuar në këtë drejtim. Atë që e thash me datën 16 maj pritet që të publikohen të dorëzohen të gjitha çmimet dhe pastaj do të fillojë në bazë të Ligjit me afate kohore që i ka Ligji afatet e ankesave dhe afatet tjera të cilat presim që diku pas gjysmës së dytë të këtij viti të fillojë edhe me implementimin. Kurse sa i përket qytetarëve janë me qindra mijëra euro që qytetarët e Republikës së Kosovës do t’ i kursejnë për shkak se do të jetë tavani i këtyre çmimeve dhe më nuk mund të luhet më me çmime siç është bërë më herët”, ka thënë Vitia. /EO

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar dy foshnjat e para të lindura në vitin 2025, raporton Ekonomia Online. Një vajzë dhe...
    Lajme01 Janar 2025
    Dridhjet e një tërmeti në Shqipëri janë dëgjuar edhe në disa zona të Kosovës, afër Kukësit. Sipas një lexuesi të Gazetës Express,...
    Lajme01 Janar 2025
    Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.