×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia njofton se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon të martën

    FrontOnline
    29 Mars 2021

    Me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, është mbajtur një takim virtual me Këshillin e Kryetarëve të Komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave anti-COVID 19.

    Qëllimi i këtij takimi ishte që Kryetarët e Komunave të informohen nga Ministri i Shëndetësisë rreth procesit të shpërndarjes dhe fillimit të vaksinimit pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave.

    Takimin e hapi Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti, i cili në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës i shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit sa më të mirë në menaxhim të pandemisë dhe koordinimit për procesin e fillimit të vaksinimit.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në këtë takim i njoftoi Kryetarët e Komunave rreth arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave në Kosovë.

    Me arritjen e kontingjentit të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha

    Ministri Vitia, njoftoi kryetarët që procesi i vaksinimit do të filloj nesër në Klinikën Infektive dhe Sallën 1 Tetori, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.
    Vitia në këtë takim kërkoj që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi, po ashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashkë me ekspertët shëndetësor dhe Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshimi të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunat.

    Në anën tjetër, Kryetarët e Komunave në këtë takim u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit, por dhe sfidave të tjera me të cilat janë duke u ballafaquar komunat.
    Në këtë takim Kryetarët e Komunave kanë adresuar disa probleme me të cilat janë duke u ballafaquar në komuna e që janë, mungesa e stafit shëndetësor, problemet me furnizim me barna nga listat esenciale si dhe probleme të natyrave të ngjashme të cilat i kërkuan nga ministri që të adresohen sa më parë nga ana e ministrisë.
    Në fund të këtij takimi u kërkua nga Vitia, që të shqyrtohet kërkesa e bërë nga komunat për një sasi të testeve rapide prej 100,000 teste, e cila është adresuar nga komunat dhe presim të kemi një përgjigje nga ana e Ministrisë. RTK.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nenad Vukmirovic zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i...
    Lajme10 Tetor 2024
    Rreth 19 nxënëse në Gjakovë kanë lënduar veten të ndikuar nga një video- lojë një rrjetin social Tik – Tok. Lidhur me...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq me të cilin u takua sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte marrë...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kroaci është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Përmes një postimi në Facebook,...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Kryeministrinë shqiptare. Ai aty është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkaq, më...
    Opinione10 Tetor 2024
    Shkruan Hisen Berisha: Pas publikimeve të reja të bisedës telefonike mes kryetares së Grupit Parlamentar të LVV-së dhe Radoiçiqit, mendoj se një...
    Vip10 Tetor 2024
    Finalisti i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Artan Thaçi, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Ora 7” në...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur në seancën e Kuvendit, e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e opozitës e lanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi nuk u aprovua kërkesa e opozitës për të zhvilluar debat parlamentar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.