I ngarkuarin me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawar, sot ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, për t’i uruar ministrit të ri të shëndetësisë, Arben Vitia, marrjen e detyrës .
Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me COVID-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti.
“Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh ofroi bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore”.
“Ministri Vitia falënderoi ambasadorin për përkrahje të vazhdueshme dhe u dakorduan që në takimet e radhës të trajtojnë projekte konkrete”, thuhet në njoftimin e ministrisë.