Përveç gëzimit dhe entuziazmit si të fëmijëve dhe të prindërve në ditën e parë të shkollës, të gjithë i druhen trafikut.
Por pavarësisht masave që ka marrë bashkia e Tiranës duke mos lejuar qarkullimin e furgonëve të mallrave në orën 07:00 deri në orën 09:00, edhe policia e qarkullimit rrugor është angazhuar për të garantuar siguri rrugore dhe qarkullim më të shpejtë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Policia rrugore kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve që do të shoqërojnë fëmijët për në shkollë .
‘Ne do të jemi pranë çdo shkolle duke mos lejuar që edhe furgonët që sjellin nxënës të qëndrojnë gjatë”, shprehet Renis Vangjelaj, specialist trafiku.
Policia e qarkullimit rrugor fton qytetarët që të respektojnë rregullat qarkullimit në rrugë në mënyrë që të mos krijojnë trafik dhe të përdoret transporti publik nga të gjithë ata të cilët nuk e kanë të nevojshëm përdorimin e automjetit .