×
  • Lajme
  • Lajme

    Viti i liberalizimit/ Mbi 7300 autobusë me udhëtarë u nisën sivjet nga Kosova për në Evropë

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2024

    Nga 1 janari 2024, kur Bashkimi Evropian (BE) ka hequr vizat për kosovarët, e deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, mijëra autobusë të mbushur me udhëtarë janë nisur nga Stacioni Autobusëve në Prishtinë për në  shtete të ndryshme të BE-së.

    Përpos me autobusë, dhjetëra mijëra kosovarë kanë udhëtuar sivjet drejt Evropës edhe me aeroplanë nga Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, si dhe me vetura private.

    Më së shumti nisje me autobusë drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë,Zvicrës,…

    Nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë (SAP) bëjnë të ditur për Front Online se sivjet ka rritje të numrit të nisjeve me autobusë për rreth 26%.

    “Për destinacione të ndryshme të Evropës perëndimore kemi përcjellë gjithsej 7,301 autobusë”, thuhet në përgjigjen e Stacionit të Autobusëve për FrontOnline.

    Nga SAP kanë theksuar se numri i nisjeve më të mëdha është drejt Gjermanisë.

    “Destinacionet me nisjet më të shumta janë: Gjermani, Austri, Slloveni. Krahasuar me vitin 2023, këtë vit numri i nisjeve për destinacione të ndryshme të Evropës perëndimore është rritur për 25.9% apo 1,890 nisje me tepër se vitin e kaluar”, thuhet në përgjigjen e SAP për “Front Online”.

    Edhe në statistikat e publikuara nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari” thuhet se krahasuar me muajin qershor të 2023-tës në periudhën e njëjtë kohore të këtij viti është rritur numri i pasagjerëve për 20.46% më shumë.

    Ndërsa numri i fluturimeve nga 10,460 ka shkuar në 11,948 që në përqindje i bie diferenca për 14.23% rritje. Derisa vetëm në muajin nëntor të 2023 janë regjistruar 1,480 fluturime, kurse po në të njëjtin muaj por në vitin 2024 janë realizuar 2,036 fluturime, ku diferenca në përqindje është 37.57%.

    Ruzhdi Kurtishaj: Ka kërkesa të mëdha të kosovarëve për të udhëtuar drejt Evropës me autobusët e “Sharr Travel”

    Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka folur për ndikimin e liberalizimit të vizave në rritjen e kërkesave për udhëtime ndërkombëtare nga qytetarët kosovarë.

    Ai tha se që nga fillimi i vitit 2024, kërkesat për udhëtime jashtë vendit janë rritur në masë të jashtëzakonshme – duke arritur deri në 300%.

    Kurtishaj theksoi se që nga janari, edhe pse ishte muaji i parë pas festave të fundvitit, shumë qytetarë kanë vizituar destinacione në Evropë dhe rajon, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë.

    “Viti 2024 prej datës 1 janar që ka ndodhur realizimi i vizave për Kosovën, kërkesat për me dalë jashtë Kosovës, kanë qenë 100% apo 200% a 300%. Me përmbyllje të muajit janar, edhe pse ka qenë muaji i parë pas festave të fund vitit, ka pasur shumë kosovar që kanë vizituar Evropën, që kanë vizituar vendet e ndryshme si në Gjermani, Zvicër, Itali, pastaj ky trend ka vazhduar edhe në prill dhe maj, pastaj ka filluar një stabilizim i udhëtarëve”, tha Kurtishaj.

    Tutje, Kurtishaj tha se kjo tendencë ka vazhduar edhe gjatë muajve në vazhdim, me një rritje të kërkesave për udhëtime drejt qyteteve si Vjena, Praga, Budapesti, Dubrovniku, Milano dhe Stambolli.

    “Tash qytetarët po e vizitojnë Vjenën, Pragën, Budapestin, Dubrovnikun, Milanon dhe Stambollin. Nga janari deri në maj ata vizituan qoftë Selanikun, qoftë Dubrovnikun dhe vendet e rajonit, nga muaji shtator vizituan vende tjera siç është Budapesti, Vjena, Milano, Venecia”, shprehet Kurtishaj.

    Ai po ashtu përmendi se, në periudhën janar-nëntor të vitit 2024, ka pasur një rënie të udhëtimeve për në Tiranë, por një rritje të ndjeshme të udhëtimeve për në Stamboll dhe destinacione të tjera.

    “Muaji janar-nëntor të këtij viti kemi pasur rënie vetëm për Tiranë 13%, apo 3500 udhëtar më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, nëse flasim për vendet tjera, kemi rritje shumë të madhe të qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Stambollit, gjatë këtij viti me Sharr Travel, për në Stamboll kanë udhëtuar 1319 udhëtarë, pasi shumë qytetarë udhëtuan me çmime ekonomike”.

    Kurtishaj e bëri një krahasim me udhëtimet për në Zvicër në vitin 2023 dhe 2024, ku tregoi se rreth 160% është rritur kërkesa.

    “Për Zvicër gjatë vitit 2024 me kompanisë Sharr Travel kanë udhëtuar mbi 10 mijë udhëtar për periudhën janar-nëntor 2024, ndërkaq gjatë vitit 2023 kanë qenë 4 mijë udhëtarë, pra janë 150-160% më shumë, saktësisht 6200 udhëtarë kemi pasur gjatë vitit 2024 se sa në vitin 2023”, theksoi Kurtishaj.

    Kërkesat për azil nga sosovarët/ Rriten me 108% në shtatë muaj, BE po merr masa

    Ende pa e bërë plot një vit pa regjim të vizave, institucionet e BE-së kanë nisur të ngritin shqetësime sa i përket Kosovës, kjo për shkak të rritjes masive të kërkesave të pabazuara për azil që janë bërë nga shtetasit e Republikës së Kosovës në vendet e Zonës së Schengenit.

    Një raport i Komisionit Evropian që i është dorëzuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ka theksuar se në shtatë muajt e parë të vitit 2024 janë paraqitur 3 mijë e 905 kërkesa në shtetet anëtare të BE-së, apo 108 % më shumë krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit 2023.

    Këto të dhëna dalin nga raportimet që kanë bërë disa shtete sa i përket kërkesave për azil të paraqitura nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

    “Megjithatë, disa shtete anëtare raportuan një rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga qytetarët e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024. Në shtatë muajt e parë të vitit 2024, 3 905 kërkesa janë paraqitur nga qytetarët e Kosovës në shtetet anëtare të BE-së (+108% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023)”, thuhet në raportin që Komisioni Evropian ia ka dërguar Parlamentit dhe Këshillit.

    Ndonëse në raport konstatohet se Kosova vazhdon të përmbushë kërkesat lidhur me liberalizmin e vizave, Komisioni Evropian thekson se është e nevojshme që të bëhen përpjekje të mëtejme, duke kërkuar kontroll më rigoroz të mbërritjeve pa viza të shtetasve të vendeve të treta, sidomos të vendeve që paraqesin rrezik sigurie ose për migrim të parregullt.

    Gjithashtu është kërkuar edhe forcim i iniciativave të nisura së fundi në bashkëpunim me shtetet anëtare për të monitoruar çështjen e kërkesave të pabazuara për azil nga qytetarët e Kosovës tek shtetet anëtare./FrontOnline/

    Pjesë e RAPORTIT ku specifikohet numri i madh i azilkërkuesve pa bazë apo pa arsye të vlefshme.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar për krizën energjetike në Kosovë, ku siç thotë ai disa qytete e fshatra nuk kanë...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se duhet të të krijohet një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtarë apo vendor, për Gjykatën Speciale në...
    Lajme02 Janar 2025
    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) votuan kundër certifikimit të Listës...
    Të tjera
    Vip02 Janar 2025
    Xuxi dhe Rovena kanë nisur ditën bashkë teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë. Të dy kanë kaluar kohë të mirë derisa shijonin...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ditën e djeshme publikoi një video përmes së cilës uroi Rumaninë dhe Bullgarinë për...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për situatën në pikat kufitare të Kosovës, përcjell Gazeta Express. MPB ka bërë...
    Lajme02 Janar 2025
    Për efektivitetin e operacioneve në veri gjatë këtij viti, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, deklaroi për FrontOnline se angazhimi ka qenë i...
    Sport02 Janar 2025
    Interesimi i Real Madridit për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold, tashmë është pothuajse zyrtar. Është përfolur tash e një kohë se “Mbretërit”...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.