Viti 2024 do të mbetet si një nga viti më i dashur për shumë figura tona publike, pasi morën epitetin prindër.
Greta Koci
Muaji Janar, ishte një nga muajt më emocionues për Greta Kocin. Ajo solli në jetë djalin e saj të parë. Sot e kësaj dite Greta nuk e ndau me ndjekësit e saj emrin e të birit.
Kiara dhe Luizi
Një nga ciftet më të komentuara në mediat rozë, janë edhe Kiara dhe Luizi.
Ata morën epitetin prindër nga vajza e tyre Luna Maria.
Olta Gixhari
Aktorja dhe opinionistja e njohur, Olta Gixhari, ka marrë epitetin nënë për herë të dytë nga djali i saj Zeo.
Arlindi dhe Ueda
Një nga çiftet që u bënë bashkë në një spektakël televiziv janë edhe Arlindi dhe Ueda.
Dashuria e tyre u finalizua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Çifti aktualisht po jeton në Gjermani.
Sara dhe Bardhi
Sara dhe Bardhi në vitin 2024 u bekuan me një vajzë.
Bardhi i dedikoi edhe një këngë Neas së vogël.
Mikela Pupa
Bukuroshja e emisionit “Përputhen”, u bë nënë për herë të parë.
Ajo sjelli në jetë një vajzë të quajtur Aura.
Fjolla dhe Albani
Pranë festave të dhjetorit, edhe Albani dhe Fjolla sjellën në jetë Andrrën vajzën e tyre të vetme pas dy djemve.
Vogëlushja iu zbukuroi jetën familjes Mehmeti.
Arta Nitaj
Arta Nitaj flitët se është bërë nënë këtë vit.
Ajo zgjodhi që shtatzaninë dhe lindjën ta bëjë larg syrit mediatik pasi është zhdukur nga të gjitha rrjetet sociale.
2 Ton
Muaj më parë edhe reperi 2 Ton, ka marrë epitetin baba për herë të parë. Ai zgjodhi që këtë moment të lumtur të tij ta mos e ndaj me ndjekësit e tij.
Glauk Konjufca
Pak para ndërrimit të viteve, politikani i njohur Glauk Konjufca u bë baba për herë të tretë me vajzën e tretë. Ai vajzën e quajti Kaona, shkruan “Kosovarja”.