×
  • Lajme
  • Lajme

    Viti 2024 i Kosovës në statistika

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2024

    Viti 2024 shpërfaqi ndryshime të shumta në Kosovë.

    Fillimisht, tkurrja e popullsisë u konfirmua me regjistrimin e sivjetmë të popullsisë.

    Ky regjistrim tregoi edhe për ndryshime të tjera në strukturën e popullsisë në vend, ai ato në përkatësitë fetare të kosovarëve.

    Ndryshimi i përkatësive fetare, sipas komunave

    Nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 në regjistrimin e sivjetmë, nëpër komunat e ndryshme në Kosovë ka pasur disa ndryshime në përkatësitë fetare të banorëve lokalë.

    Dita e parë e këtij viti solli edhe udhëtimet e para të kosovarëve drejt vendeve të zonës Schengen pa nevojën për t’u pajisur me viza, pasi liberalizimi i vizave hyri në fuqi më 1 janar.

    Që nga atëherë, të dhënat tregojnë se numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil në ato vende është rritur ndjeshëm.

    Trendi i deritanishëm i emigrimit pritet të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim, pasi që të dhënat tregojnë se të rinjtë nuk janë të bindur për kushtet e jetesës në Kosovë.

    Shqetësimet lidhur me kushtet e jetesës në Kosovë bëhen të qarta edhe përmes Pulsit Publik që publikon Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dy herë në vit.

    Të dhënat e fundit tregojnë se kosovarët janë dukshëm më të shqetësuar në kohët e fundit për varfërinë dhe çmimet e larta të produkteve esenciale.

    Ndër vite, raportet tregojnë se perceptimi i papunësisë si ndër problemet më të mëdha në Kosovë është zvogëluar dukshëm.

    Megjithatë, pagat e ulëta bëjnë që kosovarët ta kenë problem përballimin e shpenzimeve mujore.

    Edhe pse pagat kanë vazhduar ta ndjekin trendin e rritjes edhe këtë vit, ato prapëseprapë mbeten dukshëm më të ulëta se në vendet drejt të cilave kosovarët emigrojnë, si Gjermania.

    Degradimi i mjedisit zë pozitën e pestë si shqetësim në mendjen e kosovarëve për këtë vit. Por, një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se, megjithatë, jo shumë kosovarë janë të shqetësuar për ajrin e ndotur në shtëpitë e tyre.

    Në këtë raport flitet për ajrin e ndotur që shkaktohet në shtëpi shkaku i sistemit të ngrohjes dhe gatimit.

    Të dhënat tregojnë se në Kosovë janë gratë ato që bartin barrën kryesore për gatim, duke u angazhuar për disa orë në ditë në këtë detyrë.

    Jo vetëm për gatim, por edhe shumicën e detyrave të tjera shtëpiake, banorët në Kosovë e lënë barrën mbi supet e grave.

    Gratë vazhdojnë të jenë ende viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Në gati 80 për qind të rasteve të raportuara gjatë 2024-tës, viktimat ishin gratë.

    Personat e moshës nga 20 deri në 40 vjeç janë ata që raportojnë më së shumti për dhunën që u shkaktohet.

    Për dhunë në familje kanë raportuar edhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ (lesbikë, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, etj.)

    Përderisa shumë drejtori rajonale të Policisë së Kosovës nuk mbajnë shifra të veçanta për rastet e dhunës në familje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI+, në Prishtinë janë raportuar pesë raste, sipas Qendrës për Barazi dhe Liri (CEL).

    Vetë CEL thotë se i ka trajtuar shtatë raste të tilla gjatë 2024-tës.

    Rastet e tilla të dhunës ndikojnë që Kosova të jetë në mesin e vendeve më pak mikpritëse në Evropë për turistët e këtij komuniteti.

    Megjithatë, këtë vit, Kosovën e kanë vizituar më shumë të huaj sesa gjatë 2023-tës.
    Nga janari deri në shtator, Kosovës e vizituan mbi 310 mijë persona, apo rreth 30 mijë më shumë sesa gjatë të njëjtës periudhë të vitit paraprak. /REL/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët...
    Lajme03 Janar 2025
    Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë,...
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e radhës që ka zhvilluar. Krasniqi ka treguar se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Një grumbull i katërfishtë virusesh po godet SHBA-në pasi miliona kthehen në punë pas pushimeve, tregojnë të dhënat. Shifrat zyrtare tregojnë se...
    Lajme03 Janar 2025
    Agron Kacoli, njeriu që i ka qëndruar pranë në çdo situatë për 25 vjet ish-diplomatit Anton Berisha, ka bërë një postim prekës...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Ambasadorja amerikane Anxhela Aggeler ka deklaruar se është e kënaqur që ish zëvendëskryeministri Artan Grubi është në listën e zezë të SHBA-së....
    Vip03 Janar 2025
    Xheneta iu tha banorëve se mund të bëj një gjë një orë para fillimit të spektaklit ‘Prime’ po deshi të qëndroj akoma...
    Sport03 Janar 2025
    Cristiano Ronaldo ka folur për kohën e tij te skuadra e Al-Nassr. “CR7”, i cili është pjesë e Al-Nassr që nga viti...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Fëmija i cili u lëndua në aksidentin e trafikut mbrëmë në Rashçe, duke rënë në lumin Vardar, pritet të lirohet për mjekim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.