×
  • Vip
  • Vip

    Viti 2022 përplot romanca të reja, por edhe ndarje të yjeve të estradës

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2022

    Edhe viti 2022 ishte mjaft interesant në skenën e dashurisë kur bëhet fjalë për yjet e shoubiznesit. Kishte mjaft lidhje të reja, por edhe ndarje të cilat kanë tërhequr vëmendjen e adhuruesve. Ne ju sjellim disa nga ndarjet dhe bashkimet më të bujshme të vitit 2022.

     Fifi puthet në publik me të dashurin e ri

    Një fotografi që u fshi më pas u bë shkas që të shkruhet për romancë mes Fifit dhe Adis Patushit, ish-burrit të Adrola Dushit. Por gjithçka doli si e vërtetë dhe gjërat evoluuan shpejt.

    Adisi që po e shoqëronte Fifin edhe në koncerte e mbrëmje muzikore, e ka puthur këngëtaren në publik.

    Kjo ka ndodhur në një lokal ku Fifi këndonte. Ata i kanë plotësuar kërkesën të pranishmëve që brohorisnin ‘puthe, puthe’ dhe me këtë konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre.

     

    Robert Berisha zbulon dashurinë e re

    Robert Berisha vite më parë i dha fund lidhjes me këngëtaren, Nora Istrefi. E pas një pauze të gjatë, këngëtari filloi një lidhje të re të dashurisë.

    Roberti ishte i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio ku edhe ka zbuluar gjëra mbi jetën e tij private. Ai ka zbuluar se tashmë është në një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur, Laureta Maqedonci.

    “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Reneesë dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, u shpreh ai.

     

    Martohen Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

    Këngëtari shqiptar, Genc Prelvukaj dhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi, i kanë dhënë fund zyrtarisht beqarisë. Çifti, të cilët janë së bashku prej shumë vitesh, lajmin e kanë shpërndarë me fansat në rrjete sociale.

    Ata kanë publikuar një fotosesion në llogaritë e tyre personale në Instagram, gjersa Eni shfaqet me fustan të bardhë e Genci me kostum të zi.

    “Z. & Znj. Prelvukaj. Të martuar që nga viti 2019”, ka shkruar Koçi në postimin e shpërndarë me ndjekësit.

    Urimet kanë qenë të menjëhershme në hapësirën për komente që e kanë uruar çiftin, ndonëse kanë deklaruar më parë se nuk do të bëjnë dasmë.

    Ata më vonë edhe janë bërë prindër të një fëmije.

     

    Konfirmohet ndarja e Bleros dhe Afrona Dikës

    Për shumë kohë në media ishte përfolur për një ndarje të mundshme mes këngëtarit Blero dhe modeles Afrona Dika. Dyshimet lindën nga fakti se dyshja i kanë larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.

    Ndërkohë, vetë çifti e ka konfirmuar ndarjen dhe arsyeja e ndarjes duket të ketë qenë distanca mes çiftit, pasi dyshja kanë shtetësi të ndryshme.

    Blero mesa duket nuk e ka hedhur hapin që pritej e mendohej, atë të zhvendosjes në Zvicër – vend ky në të cilin Afrona është lindur dhe rritur.

    Burimet pranë dyshes nuk e përjashtojnë mundësinë e një ribashkimi, por që duket diçka e vështirë tani për tani, pasi kriza mes tyre duket të jetë vërtet serioze.

     

    Butrinit Imeri në lidhje dashurie me aktoren shqiptare

    Këngëtari, Butrint Imeri është mjaft i përfolur sa i përket jetës private, ku shpeshherë është kapur ‘mat’ nën shoqërinë e vajzave.

    Por së fundmi janë publikuar disa fotografi të tij së bashku me aktoren shqiptare, Olta Beqiri.

    Në fotografitë e publikuara, shihet teksa aktorja ecën e përqafuar nga këngëtari. Nuk dihet ende nëse këngëtari dhe aktorja janë në një lidhje apo jo, pasi nuk ka konfirmim nga ana e tyre.

     

    Romanca e Tayna-s me futbollistin italian

    Prej kohësh po përflitet se Tayna është në lidhje dashurie me futbollistin dhe agjentin e futbollit Giovanni Santoro. Kohë më parë ata janë fotografuar së bashku në Monaco por që nuk konfirmuan asgjë dyshja për marrëdhënien që kanë.

    Por më pas është publikuar një video ku reperja shqiptare shihet duke shkëmbyer puthje me futbollistin italian. Dyshja ishte duke udhëtuar diku pasi video është bërë në aeroport.

     

    Loredana shfaqet në përqafimin e mashkullit misterioz

    Loredana është një nga personazhet më të përfolura sa i përket jetës private që nga lidhja dhe ndarja me Mozzikun. Loredana është shumë aktivë, në rrjetë sociale.

    Bukuroshja së fundmi është në përqafimin e një mashkulli misterioz dhe dyshja dukeshin mjaft të lumtur. Tani për tani nuk ka konfirmim të lidhjes së tyre./FrontOnline/

     

     

     

     

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Vip08 Shtator 2024
    Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik sot ka ditë të veçantë në shtëpinë e tij. Nëna e reperit feston ditëlindjen, e cila...
    Vip08 Shtator 2024
    Sot është një ditë e veçantë për Diola Dostin, pasi ajo feston ditëlindjen e saj. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm,...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, i deleguari i...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Gara presidenciale e SHBA-së mbetet shumë e fortë, sipas sondazheve të publikuara të dielën, dy ditë përpara se Kamala Harris dhe Donald...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së që ofron ndihmë për palestinezët thotë se punonjësit e saj socialë po vizitojnë familjet dhe komunitetet “për të ofruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.