Fundi i vitit 2022 është një kohë kur e kthejmë kokën pas dhe shikojmë se çfarë ka ndodhur në jetën e dashurisë të personazheve të famshme të botës së shoubiznesit. Edhe viti 2022 ishte përlot plasaritje në lidhjet e yjeve të famshëm, ku me dhjetëra çifte kanë paraqitur kërkesë për divorc, ose thjeshtë janë ndarë. Ne jua rikujtojmë disa nga ndarjet më të famshme gjatë vitit që lamë pas.
Katie Holmes dhe Bobby Wooten III
Katie dhe Bobby janë ndarë pas tetë muajsh romance. Edhe pse ata dukeshin të lumtur në lidhjen e tyre, në fund ata e kuptuan se lidhja e tyre thjeshtë nuk po funksionuan dhe vendosën të ndahen.
Kendall Jenner dhe Devin Booker
Pasi u ndanë në qershor dhe më pas u rikthyen bashkë, Kendall dhe Devin i dhanë fund sërish lidhjes së tyre. Kjo ndodhi në muajin nëntor, edhe pse burimet e afërta me çiftin thonë se ndarja e tyre ishte miqësore.
Harry Styles dhe Olivia Wilde
Mediat raportuan se Harry dhe Olivia kanë vendosur për një pushim pas pothuajse dy vitesh të plota lidhjeje. “Ai është ende në turne dhe tani po shkon jashtë vendit, ndërsa ajo po fokusohet te fëmijët dhe puna e saj në Los Anxhelos”, kishte deklaruar një burim.
Tom Brady dhe Gisele Bündchen
Epo, është zyrtare: Tom Brady dhe Gisele Bündchen janë divorcuar zyrtarisht pas 13 vitesh së bashku. Ata njoftuan ndarjen në Instagram, ku Tom tha: “Ne arritëm në këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën që kaluam së bashku”. Gisele deklaroi: “Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe megjithëse është e vështirë të kalosh diçka të tillë, ndihem e bekuar për kohën që kemi kaluar së bashku dhe uroj vetëm më të mirën për Tom gjithmonë.”
Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone
Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë ndarë pas më shumë se katër vitesh lidhje. Kur të gjithë prisnin që ata të shpallnin fejesën apo edhe martesën, në media u përhap lajmi për ndarjen e tyre.
Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Ishte një dashuri e rrufeshme dhe plot pasion, por pastaj papritmas Kim dhe Pete vendosën të “jenë vetëm miq” sepse oraret e tyre të punës “e bënin vërtet të vështirë ruajtjen e lidhjes ssë tyre”.
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard
Pasi Emily u pa pa unazë, një burim konfirmoi ndarjen e saj dhe Sebastian, duke thënë: “Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendimi i Emily-t. Ajo po mbahet mirë. Ajo është e fortë dhe e fokusuar te djali i saj. Ajo pëlqen të jetë nënë”.
Shakira dhe Gerard Pique
Çifti prej shumë kohësh Shakira dhe Gerard Piqué njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët në fillim të qershorit, duke thënë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin.”
Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo
Bella dhe Benjamin i dhanë fund fejesës së tyre pas pak më shumë se një viti, dhe Benjamin e konfirmoi ndarjen në një deklaratë të gjatë në Instagram, duke shkruar pjesërisht, “Uroj vetëm më të mirën për këtë person dhe do të jem gjithmonë aty për të”.
Jason Momoa dhe Lisa Bonet
Jason dhe Lisa hodhën lajmin bombë për ndarjen e tyre në janar 2022, duke thënë në një deklaratë të përbashkët: “Ne të gjithë e kemi ndjerë presionin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese … një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim dhe ndajmë lajmin se po ndahemi”./FrontOnline/