×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri: Vjosës i duhet distancim i shpejtë dhe i zëshëm nga Albini

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Visar Ymeri vlerëson se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i duhet të bëjë distancim të shpejtë dhe shumë të zëshëm nga kryeministri Albin Kurti, siç thotë ai, me shpresën se do ta ruaj sado pak figurën e vet. Këto komente Ymeri i ka bërë në një intervistë për portalin “FrontOnline”, duke shtuar se përplasja mes presidentes dhe kryeministrit të Kosovës ka filluar tash e një kohë të gjatë.

    “Përplasja e Presidencës me Kurtin ka filluar tash e një kohë të gjatë. Së fundmi kjo përplasje po merr përmasa të tilla që tregojnë se kthim prapa nuk ka. Nga asnjëra palë nuk kam dëgjuar arsye të bollshme për një përplasje të tillë që të mund ta them me siguri të plotë se cili është problemi. Duket qartë që Presidentja dhe Kryeministri më nuk kanë thuaja se asnjë pikë të përbashkët”, u shpreh Ymeri.

    Sipas Ymerit, ‘krisja’ e bashkëpunimit mes Kurtit dhe Osmani lidhet me raportet me partnerët ndërkombëtarë.

    “Mospajtimet kryesore të tyre kanë të bëjnë me raportin me partnerët ndërkombëtar në të cilin Kryeministri ka bërë hapa shumë të mëdhenjtë drejt prishjes së raporteve gjë që është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme për këdo që e vështron politikën në Kosovë nga një kënd më racional”, tha Ymeri.

    Ymeri: Presidentja ka qenë bashkudhëtare e kryeministrit në rrënimin e raporteve me aleatët

    Ai thotë se presidentja ka qenë bashkudhëtare e Kurtit në rrënimin e raporteve me aleatët por Osmani tani dëshiron të distancohet.

    “Presidentja ka qenë bashkudhëtare dhe mbështetëse e Kurtit në këto momente kritike të rrënimit të raporteve dhe sjelljes së Kosovës në këtë pikë të ulët të prestigjit ndërkombëtar, dhe tash i duhet ta bëjë distancimin shpejtë dhe shumë zëshëm me shpresë se do ta ruaj sado pak figurën e vet”, theksoi Ymeri.

     “Interesi personal i Vjosës dhe Albinit ka gjasë të jetë vënë para atij të vendit

    Ish-bashkpartiaku i Kurtit tha se interesi personal i dy akterëve politik mund të jetë vënë para atij të Kosovës.

    “Nëse kjo përplasje ka për qëllim interesin e Kosovës, atëherë do të ishte e mbështetshme. Kam dronë që edhe në këtë rast më shumë ka gjasë që interesi personal i akterëve politik (Presidentes dhe KM) të jetë vënë para atij të vendit”, potencoi Ymeri për Front Online.

    Kujtojmë se në një intervistë të realizuar të dielën në “Kallxo” ka nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësitë dhe përçarjen mes dy liderëve kryesor politik në vend.

    Presidentja sërish ka fajësuar Qeverinë për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se ka munguar koordinimi dhe sa ka qenë gabim ofrimi i Asociacionit për anëtarësim.

    “Unë nuk jam pajtuar kur Qeveria e ka ofruar Asociacionin. Ka qenë gabim. Dihet kush e ka ofruar Asociacionin pesë minuta në 12:00. Nuk e kam ofruar unë, Qeveria e Kosovës”, u shpreh Osmani në Kallxo.

    Edhe një deklaratë ‘thumbuese’, Osmani e lëshoi të dielën duke thënë se nuk qëndron shprehja se ‘ty të ka përkrahë Vetëvendosja’ teksa po fliste për listën e përbashkët me Kurtin në zgjedhjet e kaluara.

    “Kandidimi nuk ka qenë i Vetëvendosjes herën e kaluar, ka qenë i përbashkët. Sepse kur patëm kandiduar ndaras unë i kam marrë diku 200-225 mijë vota dhe kur u bashkuam i bëmë 440 mijë. Ajo çka po them unë është që ka qenë forcë e përbashkët”./FrontOnline

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.