Ish deputeti i Kosovës, Visar Ymeri përmes një postimi në Twitter ka pyetur Kurtin se a Mimoza Kusari pjesëmarrëse e distribucionit të energjisë, ky reagim i tij erdhi pasi që kryeministri Kurti tha sot në kuvend se ai privatizim ka qenë krim.
Ymeri ka shkruar se Mimoza Kusari-Lila, atë kohë ka qenë ministre e Tregtisë dhe anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit./Front Online
Postimi i plotë:
Albin Kurti: “Të shitet rrjeti i Distribucionit për 26 milionë euro është krim.” Ndërkohë Mimoza Kusari-Lila, atëbotë ministre e Tr. dhe Ind. e anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit, është tash kryetare e GP të VV-së. A është kryetarja pjesëmarrëse në krim?
Albin Kurti: “Të shitet rrjeti i Distribucionit për 26 milionë euro është krim.”
Ndërkohë Mimoza Kusari-Lila, atëbotë ministre e Tr. dhe Ind. e anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit, është tash kryetare e GP të VV-së.
A është kryetarja pjesëmarrëse në krim?— Visar Ymeri (@VisarYmeri) April 2, 2021