Ish-deputeti i LDK-së, Visar Hoti, ka publikuar disa dëshmi, me të cilat thotë se i kanë vjedhur votat
Hoti në Facebook ka shkruar se vetëm në kutin 815E/01R i janë tjetërsuar 44 vota.
“Vetëm në kutin 1815E/01R më janë tjetërsuar 44 vota, ku edhe përkundër ankesës sime që e kam bërë në PZAP, sot morra përgjigjejen së ankesa më është refuzuar për shkak se gjoja nuk paskam ofru dëshmi të mjaftueshme. E çfarë dëshmish tjera duhet me ju ofru këtyre, Formulari i Rezultateve të Kandidatëve (shih foton) dëshmon se në këtë vendvotim kam pasur 48 vota, ankesës i kam bashkangjit edhe deklaratat e komisionerëve se kam pasur po këtë numër të votave në këtë kuti, ndërsa në rezultatet preliminare të KQZ më figurojn vetëm 4 vota.
Kjo është e papranueshme dhe përtej saj, KQZ po devijon vullnetin e qytetarëve, prandaj RINUMRIMI i votave është i pashmangshëm nëse duam që procesi ta mbyllet fer”, shkruan Hoti.
https://www.facebook.com/visarn.hoti/posts/1588444838005441