Gazetari Visar Duriqi i cili ditë më parë u sulmua nga tre persona, ka konfirmuar se ka therur të tre personat me thikë gjatë përleshjes.
Duriqi ka thënë për Express se ka therur në vetëmbrojtje të tre personat me një brisk.
“E kam pasur një brisk që e mbaj për pemë e këso gjërash. Kam tentuar me u vetëmbrojtë”, ka thënë Duriqi.
Tutje, ai sqaroi se nuk e di saktësisht sa ka arritur t’i dëmtojë sulmuesit për shkak se ka qenë tollovi. Megjithatë, Duriqi tha se kjo do të merret vesh nëse policia arrin t’i arrestojë personat e dyshuar.
“… tash ka qenë hallakamë. Sa kam arritur t’i demtojë sulmuesit merret vesh veç nëse arrestohen ata”, shtoi Duriqi.
Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thyen katër dhëmbë u dënua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.