Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi i ka përkrahur Paris Gurin dhe Egzon Pacolli, pas kallximit penal që iu është bërë nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Azemi tha se Guri e Pacolli ‘mund të paditen nga ky pushtet i propagandës, por asnjëherë nuk ndalen’.
“Ata shfaqën korrupsionin e kësaj qeverie të paaftë, dhe mbase kjo iu dhembi shumë partisë në pushtet.
Ndryshimi po vjen dhe mos harroni se do ta ktheni çdo cent të vjedhur”, tha Azemi.