Visar Azemi bashkë me anëtarë të kryesisë së LDK’së e aktivistë tjerë, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.
“Sot, për nder të 112 vjetorit të shtetit shqiptar, bashkë me anëtarë të kryesisë e aktivistë të LDK-së, bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.”
Azemi ka shtuar se Dita e Flamurit është një moment i veçantë për të nderuar ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e kombit.
“Dita e Flamurit është një moment i veçantë për të nderuar ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë. Sakrificat e tyre na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për të ruajtur këto vlera të shenjta dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Krenar që jemi pjesë e një historie që frymëzon brezat e sotëm dhe të ardhshëm.”