Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim të ngrohtë dhe mobilizues”.
Ai tha se “ishte një mbrëmje e mbushur me pasion, vullnet dhe propozime të shumta për të ardhmen e qytetit tonë”.
“Diskutimi ishte i hapur, me ide dhe plane konkrete për një Ferizaj më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë. Ky është momenti i duhur për të bashkuar forcat, duke u bërë bashkë për të kontribuar në ndryshimin që e duam për qytetin dhe për Kosovën”, shkruan Azemi në FB.
Postimi i plotë: