×
  • Kronika
  • Kronika

    Vis Martinaj nuk ka vdekur, ndodhet në Kolumbi?

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2022

    Gazetari i kronikës, Julian Kasapi ka folur në lidhje me ndërhyrjen e forcave RENEA në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, teksa ka thënë se ky operacion ka qenë një element procedurial.

    Sipas tij kontrolli është shumë i vonuar dhe se duhet të ndodhte që kur Martinaj u denoncua i humbur nga familja e tij në verë.

    Sakaq, Kasapi shtoi se ky kontroll i cili u raportua se erdhi si shkak i përgjimit të një telefonate nga burgu, ka rezultuar se Prokuroria ka dhe një numër që rezulton nga Kolumbia, por që është ende herët për të thënë nëse përdorej nga Martinaj apo dikush tjetër.

    “Është element procedural, kontroll banese. Në mendimin tim është i vonuar sepse duke nisur që nga ngjarja që ndodhi në gusht me eliminimin e 3 personave, një prej tyre i afërm i Martinajt, patjetër që duhet të kishte veprime të tjera. Mendoj se kemi bashkimin e dosjes që është nisur në Kurbin sa i përket edhe ngjarjes që pretendohet se është zhdukur Martinaj.

    Këtu shihet edhe miti që ka hedhur poshtë policia me ndërhyrjen, ka qenë mjaft e vështirë dhe për ta që të ndërhyjnë. Ka qenë gjithmonë e është, janë disa zona që nuk ka shkelur terren ose kur është shkelur ka pasur dhe indicie për armët, por nuk janë gjetur para që të bën përshtypje dhe tregon nivelin e organizimit të grupeve kriminale me kaq shumë uniforma policie e fenelina.

    Kontrolli është shumë i vonuar, duhet të ndodhte që kur u denoncua i humbur nga familja. Kosheret e bletëve ku janë gjetur armët janë në një ambient të përbashkët mes 3 banesave, nuk und të themi që janë vetëm të Ervis Martinajt, por veprimi është i vonuar duke parë edhe historikun e ngjarjeve kriminale të fundit. Ky kontroll bëhet për shkak të dosjes “Plumbi i artë” por kemi dhe hetimin për zhdukjen e tij dhe besoj se SPAK ka marrë edhe këtë dosje duke i bashkuar ato.

    Ka qenë një telefonatë e interceptuar nga burgu, prokuroria ka dhe një numër që rezulton nga Kolumbia, por që është ende herët për të thënë nëse përdorej nga Martinaj apo dikush tjetër. Bëhej fjalë për dosjen “Plumbi i artë”, ku jo vetëm për Martinajn por edhe për të tjerë janë bërë kontrolle në banesa”, u shpreh ai.

    Nga Rubrika
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një 25 vjeçar me inicialet L.I., si i  dyshuar për vjedhje në një lokal në rrugën “Gjinollët” në Gjilan. Sipas...
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierja, Rukije Uka-Grjaqevci, e cila ka shërbyer më shumë se 20 vjet...
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Një person në Pejë ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit, Në raportin e policisë thuhet...
    Të tjera
    Vip24 Dhjetor 2024
    Këngëtarja Kida në ditën e ditëlindjes pranoj surprizën më të bukur nga partneri. Ai në mes të qiellit të Duabit i propozoi...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Liverpooli është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe është në garë për t’i fituar të gjithë trofetë. Lideri aktual i...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri parlajmëroi me siguri sulme të tjera në veri të vendit, “veçmas para dhe pas Vitit të Ri”. Albin Kurti e dha...
    Vip24 Dhjetor 2024
    “Vëllai i Madh” ka gëzuar pa masë banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3. Me lajmërimin...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ka nisur dhe planifikimin edhe sulmin në kanalin kryesor të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.