Kombëtarja e Rusisë është goditur nga virusi COVID-19, vetëm një ditë para përballjes kundër Belgjikës.
Futbollisti i Rusisë, Andrey Mostovoy ka rezultuar pozitiv.
Mostovoy është rasti i parë me COVID-19 tek Kombëtarja e Rusisë në “Euro 2020”.
Stafi mjekësor i Kombëtares ruse ka vendosur për zëvendësimin e tij të menjëhershëm.
Pas testimit me metotën PCR, Mostovoy ka rezultuar pozitiv me COVID-19, Kombëtarja ruse ka bërë të ditur që ai do të zëvendësohet nga Roman Evgeniev në skuadër për ndeshjet e “Euro 2020”.