Virologu gjerman, Christian Drosten ka paralajmëruar rrezikun e një virusi të ri që mund ta shkaktojë një pandemi tjetër. Ai tha se virusi i quajtur Mers-CoV, sipas tij, është një “kandidat” për t’u bërë pandemia e ardhshme.
Drosten i tha portalit gjerman “Capital” se koronavirusi mori vëmendje të mjaftueshme nga shkenca dhe se gjithçka tashmë është duke u bërë në atë drejtim. Kjo është arsyeja pse ai synon, siç shpjegoi, që ta krijojë një grup të vogël pune që do t’i kushtohej virusit të ri.
Virusi Mers (Sindroma respiratore e Lindjes së Mesme) bën pjesë në grupin e koronavirusëve dhe u shfaq për herë të parë në 2012 në Gadishullin Arabik, transmeton express.
Ashtu si koronavirusi, Mers shkakton infeksione të frymëmarrjes, prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përfshirë këtë virus në “sëmundjet prioritare”, të cilave u kushtohet vëmendje e madhe.