Vipers Kristiansand nga Norvegjia është fitues i Ligës së Kampionëve për hendbolliste për edicionin 2020/2021. Të dielën në finale të Final Four në Budapest, Vipers Kristiansand e mposhti skuadrën franceze Brest Bretagne me 34:28.
Henny Ella Reistad shënoi 12 gola për norvegjezet. Ana Gros shënoi 8 gola për Brestin, përcjell FrontOnline.
Në gjysmëfinale, Bresti e kaloi Gyorin, derisa Vipersi eliminoi CSKA Moskën.
Ana Gros është golashënuesja më e mirë e Ligës së Kampionëve me 135 gola.
Shtatëshen më të mirë e përbërjnë: Amandine Leynaud (portiere – Gyori), Viktoria Lukacs (alo e djathtë – Gyori), Nora Mork (bek i djathtë – Vipers), Stine Bredal Oftedal (qendër – Gyori), Cristina Neagu (bek i majtë – CSM Bucuresti), Majda Mehmedoviq (alo e majtë – Buduqnost), Pauletta Foppa (pivot – Brest).
Eduarda Amorim e Gyorit është shpallur lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Henny Reistad e Vipersit lojtarja më e mirë e re. Ole Gustav Gjekstad u shpall trajneri më i mirë./FrontOnline/