Premiera e mbrëmshme e filmit horror “Krimet e së ardhmes” mblodhi yje të shumtë nga sfera të ndryshme të artit. Mes tyre ishin Vincent Cassel (55) dhe e dashura e tij 30-vjeçare më e re Tina Kunaki (25).
Për festivalin e këtij viti, Tina zgjodhi një fustan klasik jeshil në nuancë lime, të firmosur nga shtëpia e modës Valentino. Këtë krijim të thjeshtë e zbukuron një maune e gjatë në të njëjtën ngjyrë, por edhe dorezat e bardha që ajo ka shtuar. Sa i përket modelit të flokëve, bukuroshja Tina ka bërë gërsheta të cilat i ka ngritur në topuz dhe nuk ka dashur të eksperimentojë shumë me flokët e saj. Gjithashtu na duket se partneri i saj ka vendosur të ndjekë të dashurën e tij, ndaj ka ecur në tapetin e kuq me një kostum klasik të zi.
Siç shihet edhe nga foto, Vincent nuk ia ka hequr sytë partneres, ndaj gjatë gjithë kohës kanë buzëqeshur dhe e kanë parë të dashuruar.
Siç shihet edhe nga foto, Vincent nuk ia ka hequr sytë partneres, ndaj gjatë gjithë kohës kanë buzëqeshur dhe e kanë parë të dashuruar./FrontOnline/