Pas më shumë se një muaji, banorët e Big Brother VIP, sot për herë të parë kanë pasur mundësi që të kuptojnë se si po komentohen nga publiku.
Produksioni ka zgjedhur disa komente interesante nga publiku drejtuar secilit prej tyre. Ata fillimit është dashur ta kuptojnë në bazë të komentit se për cilin banorë bëhet fjalë.
Kur erdhi radha e këngëtares Fifi, ajo nuk e priti mirë komentin drejtuar asaj, që kishte të bënte për mënyrën se si ajo e ka trajtuar situatën me Granitin.
Një nga komentuesit e quajti Fifin si një person që viktimizohet duke thënë se ka luajtur lojëra psikologjike me Granitin.
Reagimi i këngëtares ishte i menjëhershëm, e cila e ka mohuar ta ketë bërë një gjë të tillë.
“Absolutisht nuk kam luajtur asnjë lojë psikologjike me këtë njeriun këtu (Granitin). Përkundrazi, nëse do të kisha dashur të luaja do të kisha luajtur ndryshe, jo kështu”, ka thënë Fifi.
Ndërkohë, komente të ndryshëm erdhën edhe për banorët e tjerë, të cilët në përgjithësi u munduan t’i pranonin me sportivitet.