Policia e Kosovës ka raportuar një rast të “nxitjes në vetëvrasje”.
Viktima femër ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti është në procedurë hetimore.
“NXITJE NË VETËVRASJE/Prishtinë 26.02.2023 – 20:00. Viktima femër kosovare ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull kosovar i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.