×
  • Vip
  • Vip

    Vikti*më e rrjetit ‘Albkings’, reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit – çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka folur për herë të parë pas paraqitjes së saj në gjykatë në lidhje me rastin e njohur si ‘Albkings’, një rrjet i dyshuar për shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqim.

    Gjatë intervistës në emisionin “Kosova Today”, Anisa ka ndarë shqetësimet e saj lidhur me ndikimin e këtij fenomeni në shoqëri, duke theksuar se ishte pre e këtij rrjeti, ku sipas saj u publikuan video intime të një vajze që i ngjan shumë.

    “Në momentin që s’jam unë, nuk është se ndikohem shumë, por më shumë është puna e opinionit publik. Prapëseprapë, më vjen keq që ka ende njerëz që merren me këso gjëra, sidomos me femrat, sepse femra është e brishtë. Dhe turp i Zotit, sidomos për meshkujt shqiptarë, dua të them që janë meshkujt më të ulët”, tha ajo.
    Anisa po ashtu ngriti një çështje të rëndësishme mbi perceptimin e shoqërisë ndaj privatësisë së grave, duke shtuar: “Edhe nëse një femër bën një gabim të tillë, ia dërgon një mashkulli një foto nudo, edhe nëse një femër ka marrëdhënie me një mashkull, ku është e keqja? Dua të di ku është e keqja edhe nëse do të ishte ajo video virale e imja”.

    Rasti ‘Albkings’ ka ngjallur reagime të shumta në publik, me shumë persona që kërkojnë masa më të ashpra kundër shkeljeve të privatësisë dhe shpërndarjes së materialeve të tilla në internet. Ndërkohë, Veseli ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe ndryshim të qasjes ndaj grave dhe privatësisë së tyre në shoqërinë shqiptare. /Telegrafi/

     

    Nga Rubrika
    Vip21 Shkurt 2025
    Pas zbulimit të pakove të cigareve të fshehura nga Vserlo, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori një kthesë interesante....
    Vip21 Shkurt 2025
    Pas një ndërprerjeje të shkurtë për shkak të problemeve shëndetësore, Shakira është rikthyer me energji në skenë, duke dhuruar një performancë spektakolare...
    Vip21 Shkurt 2025
    Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e...
    Të tjera
    Lajme21 Shkurt 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zyrtarit të gjykatës, Ferid Abazi. Në telegramin e ngushëllimeve drejtuar familjes Abazi...
    Vip21 Shkurt 2025
    Pas zbulimit të pakove të cigareve të fshehura nga Vserlo, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori një kthesë interesante....
    Lajme21 Shkurt 2025
    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Administratës Publike nga partia ZNAM, Goran...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Analisti politik, Halil Matoshi ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA-së. Matoshi tha për “Front...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me procesimin e të dhënave nga numërimi i votave të kandidatëve për deputet. Në përditësimin e...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Sali Berisha ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi, Lodovik Tetaj. “Sherifi i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.