Një veturë është vjedhur dje në Lipjan.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Rr. Haradin Bajrami, Lipjan 18.08.2022 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur gjatë natës i kanë vjedhur veturën me targa vendore të cilën e kishte pas të parkuar. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online