Një llaptop është vjedhur në Çagllavicë.
Rastin në Polici e ka raportuar ankuesja femër. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore, ku janë duke u kryer hetimet e nevojshme.
“Çagllavicë 23.01.2023-03:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se persona të panjohur me dhunë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë arrit të marrin një llaptop. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore, ku janë duke u kryer hetimet e nevojshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online