Një kasafortë me para është vjedhur nga persona të panjohur në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.
Policia, në raportin 24 orësh ka njoftuar se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Lapnasellë, Graqanicë 17.11.2022 – 17:00-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë vjedhur një kasafortë në të cilën ka pas një shumë parash. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online