Një person ka raportuar se në një sallë të dasmave në Pejë të hënën, disa persona të panjohur e kanë vjedhur kasafortën, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash.
Në raportin e policisë thuhet se njësitë policore janë duke hetuar rastin.
“Pejë, 27.03.2023 – 12:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në sallën e dasmave persona ende të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia.