Një grua në Gjakovë e ka raportuar në polici vjedhjen e stolive të arit të saj,.
Lajmin për vjedhjen dhe arrestimin e një gruaje e ka konfirmuar për Front Online, Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale të Gjakovës.
“Në Rr. Ilir Soba, Gjakovë më 2 mars ankuesja femër kosovare ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur, nga shtëpia e saj i kanë vjedhur stoli të ndryshme ari. Lidhur me rastin me datën 06.03.2023 është arrestuar një person i gjinisë femër. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, tha Elezaj.
Ai shtoi se për këtë rast hetimet janë duke u zhvilluar./Front Online