Një zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit.
Sipas ankuesit vlera e gjësendeve të vjedhura është rreth 1 mijë e 650 euro.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkohë rasti është në hetime.