Në zyrën e Postës së Kosovës në rrugën “Skëndërbeu” në Kamenicë, ka ndodhur një vjedhje.
Nga kjo pikë postare janë vjedhur 20 mijë euro.
Vjedhjen e ka raportuar punëtori i sigurimit.
Dyshohet se disa persona kanë depërtuar me forcë në brendi të postës dhe kanë vjedhur paratë e gatshme.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një prerëse elektrike, një pajser dhe një sopat që dyshohet të jenë përdorur në rast.