Një punëtor i INFRAKOS-it në Klinë ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur 1060 bulona të hekurudhës.
Policia, në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Volljakë, Klinë 11.11.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i INFRAKOS-it, ka informuar se perona të pa njohur kanë vjedhur 1060 bulona të hekurudhës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Front Online