Një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Kosova”, padyshim është Stresi.
Tashmë kur kanë kaluar më shumë se një javë që nisja e këtij spektakli, Stresi merr vëmendje me rrëfimet e tij nga jeta dhe karriera profesionale.
E një video ku ai ishte shprehur se “Big Brother” është gjëja e fundit që do ta bënte, ka marrë “malin” në rrjete sociale.
“Keni pasur ftesë për të qenë pjesë e Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar nga prezantuesja.
“Është e vetmja gjë që Arkimed Lushaj nuk e bën kurrë. Kurrën e kurrës. Nuk futem dot unë kështu. Të jem me çdo lloj njeriu aty, më kupton”, kishte thënë Stresi.
Nuk dihet se çfarë e bindi reperin, por tashmë ai është pjesë e spektaklit.