Një plagosje ka ndodhur sot në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë. Në këtë incident kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve kalimtar rasti.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se plagosja ka ndoshur në orën 12:20, dhe se i dyshuari për plagosje është larguar nga vendi i ngjarjes.