Gazeta Express ka siguruar një video, ku shihet i të dyshuarit Shaban Gogaj nga një kënd tjetër në momentin e vrasjes së Agonit Tetaj.
Në këtë video shihet se në momentin kur e përfundon telefonatën me vajzën e hallës së tij, Gogaj nervozohet dhe menjëherë shkon tek sirtari, nxjerr armën dhe shtie në drejtim të viktimës, Agonit Tetaj.
https://www.dailymotion.com/video/x801h2g
Pasi babai i viktimës dje publikoi momentin e vrasjes së djalit të tij, sot avokati i të akuzuarit, Besnik Berisha ka publikuar një video tjetër ku shihet reagimi i Shaban Gogaj pasi gjuajti në drejtim të Agonis Tetaj.
Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, të martën nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.
Për këtë shkak, babai i viktimës Agonis Tetaj, Isuf Tetaj, ka akuzuar prokurori i rastit i cili e ka ricilësuar veprën, Agron Uka, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut.
Pas kësaj, ka reaguar Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ka vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka.