Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Podujevë, është ankuar për parregullsi në procesin zgjedhor në këtë komunë.
“Kanë filluar edhe parregullsitë e para në procesin zgjedhorë në Podujevë. Gjatë mëngjesit të sotëm, një vëzhgues i LDK-së në njërën nga pikat e vendvotimeve, respektivisht në shkollën “Sami Frashëri” të fshatit Zhiti, ka mbajtur gjatë gjithë kohës maskën me numrin e kandidati të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë procesit të votimit.
Kjo parregullsi është shënuar edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe personi në fjalë është detyruar ta heqë maskën”, ka thënë PDK.Ndërkohë që për parregullsi është ankuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, ku përmes një reagimi është thënë se vëzhghesu i tyre është ndaluar të kryejë detyrën e tij në fshatin Metehi.
“Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë”, thuhet në reagim e VV-së.Ndërkohë që janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet parakohshme për kryetar të Komunës së Podujevës.Kandidatët për të parin e këtij qyteti janë: Nexhmi Rudari(LDK), Naim Fetahu(PDK) dhe Shpejtim Bulliqi(LVV).