Gjatë viteve të fundit, njerëzit që blinin një veturë të përdorur shpesh hasnin në çmime gjithnjë e në rritje.
Ndërsa çmimi mesatar i një veture të përdorur mbetet shumë mbi nivelet para pandemisë, të dhënat e reja tregojnë se kostot po bien.
Një studim i ri i iSeeCars zbulon se çmimi mesatar i një veture të përdorur një deri në pesë vjeç është ulur 4.7% nga viti 2023, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, njerëzit që blejnë vetura të përdorura po blejnë gjithashtu automjete me më pak kilometra.
Në thelb, njerëzit po paguajnë më pak për më shumë.
Çmimet janë ulur për shumë modele të njohura nga vitet 2023-2024 si Jeep Grand Cherokee, Ford Explorer dhe Subaru Outback.
Por, ndërsa çmimet dhe kilometrazhi kanë filluar të ulen, ato mbeten shumë mbi nivelet para pandemisë dhe mund të duhen ende disa vite para se tregu të jetë afër asaj që ishte në vitin 2019.