Akuza e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, po i përdor veturat zyrtare për të bërë fushatë, është hedhur poshtë.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka konfirmuar se veturat zyrtare janë duke u përdorur nga Komisioni Qendror Zgjedhor.Ajo thotë se për shkak që KQZ nuk ka vetura të mjaftueshme, i kanë marrë 16 vetura nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Komunikata e plotë:
Veturat e MPB-së janë në shfrytëzim të KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve
Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sqarojë disa lajme, që janë duke qarkulluar në media se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në komunën e Podujevës dhe komunën e Mitrovicës së Veriut.Me këtë rast ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve.Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve. Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim vetuat për KQZ-në.Ju njoftomë se këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, z. Lulzim Ejupi.