Komunarët e Podujevës i kanë shpenzuar gati 57 mijë euro për vetura për nëntë muaj. Sipas raportit financiar janar-shtator, vetëm për karburant për vetura, zyrtarët komunalë i kanë harxhuar 32 mijë e 505 euro, për regjistrimin e automjeteve 3 mijë e 600 euro, sigurimin e tyre 3 mijë e 150 euro dhe mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve 17 mijë e 467 euro. Në total 56 mijë e 724 euro.
Shumë më e madhe është shpenzuar për vendime të gjykatave. Për nëntë muaj Komuna e Podujevë ka paguar 75 mijë e 407 euro për këtë kategori. Sipas këtij raporti të publikuar tash së fundi shihet se komuna për periudhën janar-shtator i ka rritur 100 për qind shpenzimet për dru. Përderisa në periduhën e njëjtë të vitit 2019 kishte harxhuar 51 mijë e 174 euro, sivjet kjo shifër ka shkuar në 102 mijë e 544 euro, por i ka ulur për 2 mijë euro shpenzimet për naftë për ngrohje (nga 8 mijë e 997 euro në 6 mijë e 712 euro).
Ndërkohë, janë rritur shpenzimet për shërbime kontraktuese tjera, ku sivjet janë harxhuar 437 mijë e 363 euro që është gati 100 për qind rritje nga priudha e njëjtë e vitit të kaluar kur ishin shpenzuar 270 mijë e 439 euro. Rritje të shpenzimee ka edhe për pajisje tjera, ku sivjet janë haxrhuar 92 mijë e 685 euro, ndërsa në periudhën e njëjtë 2019 ishin shpenzuar 42 mijë e 22 euro. Pastaj për shërbime teknike 9 mijë e 871 euro, ose gati 8 mijë euro më shumë se në periduhën e njëjtë të vitit 2019.
Për këta nëntë muaj, zyrtarët komunalë të Podujevës i kanë harxhuar edhe 370 euro për mëditje të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit 370 euro, 1700 euro për akomodimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, 747 euro për dreka zyrtare, 4,934 euro për shpenzime telefonike, 320 euro për shpenzime të telefonisë mobile, 13,808 euro për shpenzime postare. Ndërsa për rrymë kanë shpenzuar 130,805 euro, ujë 35,057 euro, mbetruina 31,234 euro, etj.
“Shpenzimet e buxhetit për priudhën janar-shtator 2020 kanë arritur në shumën 14 milionë e 839 mijë e 864 euro. Prej tyre, për paga dhe mëditje janë shpenzar 9 milionë e 57 mijë euro, mallra dhe shërbime 1 milion e 96 mijë, për shpenzime komunale 202 mijë e 33 euro, subvencione dhe transfere 577 mijë e 771 euro dhe për investime kapitale 3 milionëe 905 mijë e 749 euro”, thuhet në raport.
Në ditën kur ishte publikuar raporti financiar, këshilltarët komunalë nga opozita kishin adresuar shumë kritika në drejtim të qeverisjes lokale.
“Për besë nëse ka ndonjë industri që është zhvilluar në këtë komunë, ajo është industria e korrupsionit në Zyrën e prokurimit të dirigjuar nga jashtë e nga brenda. Kjo është vjedhje me jaka të bardha. Në numrin rendor 76 skruan kështu: ‘furnizime me materiale të imëta’. Ndërsa paramendoni vlera e këtyre materialeve të imëta është hiç më pak se 38.000 €. E kur jemi te shërbimet kontraktuese tjera po ju parqes një argument se si avullohen apo më mirë si vjedhet parapja publike e cila ju ka dhënë në mirëbesim këtyre që po i shihni këtu”, ka thënë këshilltari i VV-së, Avni Fetahu. “Në numrin 61 nga data 25.06.2020 janë planifikuar shërbime kontraktuese tjera në vlerë prej 121.646 € dhe në një vend tjetër me numër rendor 83 gjeni një vlerë prej 2000 € me të njëjtin emërtim gjithsej 123.646, ndërsa në raportin financiar sipas kodit ekonomik 13460 e pa numër rendor, e gjeni shumën prej 473,363.79 €. Pra afër gjysmë milioni euro të emërtuar shërbime kontraktuese tjera, të jemi të qartë këtu nuk kemi gabim teknik, por tejkalim e me këtë edhe vjedhje të buxhetit”.
Ndërsa, këshilltari i PDK-së, Rafet Llapashtica, kishte thënë se gjatë pandemisë, ekzekutivi komunal i ka blerë një palë dorëza 14 euro dhe një palë rroba, siç i ka quajtur ai “të llastikut” 28 euro.
“E të dyja bashkë 5 euro i merr ku të duash me pakicë. Për mirëmbajtja dhe servisim të automjeteve në vitin 2019 i keni shpenzuar 17,122 euro, ndërsa sivjet 17,467 euro. D.m.th. automjetet janë prishur në të njëjtin vend sikur vjet. Për vendime të gjykatave i keni shpenzuar 80,000 euro, 5 mijë euro shpenzime telefonike, ndërsa në pandemi komuna ka punuar me staf emergjent”, ishte shprehur ai.
Por, këtë raport e kishin lavdëruar këshilltarët e partisë në pushtet, LDK.