Një këmbësor është shkelur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Këto informacione i dha zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.