Një këmbësore është shkelur me veturë sot në rrugën Prishtinë Fushë Kosovë, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti tha se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.
“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër), e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Front Online