Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën në lëvizje, nga një drejtim i panjohur, automjeti i tij është goditur nga një predhë e armës.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Rasti është në procedurë hetimore.