Kur flitet për veturën më të dashur në Kosovë, sigurisht se menjëherë ju vjen në mendje Renault Captur!
Modeli më i ri i kësaj serie, pra Captur 2020, për një kohë shumë të shkurtë ka arritur ta dominonte tregun kosovar me shitje në shifra rekorde.
Teknologjia e avancuar, performanca dinamike e çmimi i volitshëm janë vetëm disa prej gjërave që e karakterizojnë veturën më të dashur në Kosovë.
Sidoqoftë, kësaj veture iu është shtuar edhe një karakteristikë tjetër interesante: tani Captur i Ri flet shqip!
Sipas dëshirës së vozitësit, Captur i Ri tani e ofron edhe gjuhën shqipe në ekran, duke ju mundësuar juve që sa më thjeshtë të navigoni në touchscreen-in elegant e me shumë opsione!
Përndryshe, këtë veturë mund ta testoni edhe për vozitje në showroom-in e përfaqësuesit të autorizuar, Auto Mita.