Dhjetë persona mbetën të vdekur dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në New Orleans të SHBA-së, në Canal and Bourbon Street, sipas agjencisë zyrtare të qytetit për gatishmëri ndaj fatkeqësive, NOLA Ready.
“Distrikti i 8-të aktualisht po punon për një incident me viktima masive që përfshin një automjet që u përplas me një turmë të madhe në Canal dhe Bourbon Street. Janë 30 pacientë të lënduar që janë transportuar nga NOEMS (New Orleans Emergency Medical Services) dhe 10 të vdekur. Partnerët e sigurisë publike po reagojnë në vendngjarje”, tha policia atje, shkruan The CNN, transmeton Gazeta Express.