Është arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është në procedurë hetimore.