Një këmbësore është goditur nga një veturë në “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se e lënduara është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet tutje në konfirmimin e saj.