Një veturë ka goditur një këmbësor në fshatin Qikatovë e re të Drenasit, raporton Front Online.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Front Online se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.
Si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka marrë lëndime trupore, por është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident”, pohoi ajo.