Dy femra në Pozhoran të Vitisë janë goditur nga vetura, nga një femër për shkak të pakujdesisë.
Policia ka njoftuar se dy këmbësoret që kanë pësuar lëndime janë dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku njëra nga to është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Një femër kosovare me veturë nga pa kujdesia ka goditur dy këmbësore femra kosovare. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar këmbësoret dhe janë dërguar në Spitalin e Gjilanit. Njëra nga viktimat është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetra është liruar”, thuhet në raporton e Policisë./Front Online