Një ankand bamirësie u mbajt në Kanë të Francës, ku “supertureri” i parë i Aston Martin, siç e quan kompania DB12, u shit për 1.6 milion dollarë.
Në ankand morën pjesë shumë yje të famshme dhe fondet do t’i dhurohen Fondacionit të Kërkimeve për AIDS.
Vetura u prezantua në skenë nga Eva Longoria dhe James Mersden, të pranishëm ishin edhe të famshëm të tjerë nga bota e argëtimit, artistëve dhe modës, si modelet Sara Sampaio, Bianca Balti, Heidi Klum, Stella Maxwell dhe Alessandra Ambrosio.
Pritjet e organizatorëve u tejkaluan për sa i përket çmimit.
Blerësi do të marrë Aston Martin DB12 të parë të prodhuar dhe vetura do të nënshkruhet nga pilotët e Formula 1, Fernando Alonso dhe Lance Stroll. Nënshkrimet e tyre do të zbukurojnë mbulesën.
Njësia e parë ka një numër detajesh Q nga Aston Martin, të tilla si shenja të veçanta në parafango dhe mbështetëse të kokës, dhe gjithashtu ka një pllakë të veçantë në pragjet e derës.
Prodhimi i Aston Martin DB12 do të fillojë në tremujorin e tretë të këtij viti, por ende nuk ka detaje për çmimin.
Si përkujtim, pasardhësi i modelit GT të Aston Martin, DB11, fuqizohet nga një motor i rafinuar tërësisht AMG 4-litërsh biturbo V8, i cili zhvillon 680 kuaj fuqi./FrontOnline/