Një veturë e një zyrtari të Ministrisë së Administratës Publike ka dëmtuar pronën publike.
Në Rrugën B, një automjet me leje të veçantë parkimi nga Ministria e Administratës Publike është parkuar në një zonë të gjelbëruar skaj Rrugës B në Prishtinë.
Fotografitë që ka siguruar Insajderi, tregojnë parkimin e veturës mbi zonën e gjelbëruar, si dhe me pjesën e pasme të veturës që bllokon një pjesë të shiritit rrugor.
Ndonëse veturat e tjera janë parkuar vertikalisht, ajo e zyrtarit të MAP-së është parkuar në mënyrë horizontale.